Gjermania voton pro planit të shpëtimit për Greqinë. Merkel: S'e menduam Grexit

Parlamenti gjerman ka votuar nisjen e negociatave për programin e tretë të shpëtimit të Greqisë me vlerë 86 miliardë euro.Pas debatit që zgjati pothuaj gjithë paraditen plani u votua me 439 vota pro, 119 kundër dhe 40 abstenime.Votimi nxori në pah se 50 deputetë të koalicionit të kancelares Angela Merkel, votuan kundër këtij programi, pothuajse dyfishi i atyre që në shkurt refuzuan zgjatjen e programit të dytë të shpëtimit të Greqisë dhe 20 më shumë se kundërshtarët e kësaj marrëvshje në kampin e Syriza-s në Greqi.Gjatë diskutimeve në Bundestag, kancelarja theksoi se dalja e përkohëshme e Greqisë nga eurozona nuk ishte një ide me mbështetje aq të madhe sa për t'u konkretizuar, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e ministrit të saj të financave, Volfgang Shojble, ndërsa pranoi edhe se ka pasur mosmarrëveshje me Parisin për këtë çështje.Merkel: "Alternativa e vetme e kësaj marrëveshjeje do të ishte një përjashtim i vendit nga monedha euro, por vetëm kaosi. Do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk vazhdojmë negociatat me Greqinë. Në afatgjatë, Gjermania është mirë vetëm kur e gjithë Europa është mirë"Në fjalën e tij, edhe pse nxiti deputetët ta votonin nisjen e bisedimeve, Shojble paralajmëroi Greqinë se kjo ishte mundësia e fundit për të. Paralelisht me Gjermanië, marrëveshja u miratua edhe në Austri, ndërsa të mërkurën ishte Franca që dha votën e saj pro, para se programi të votohej edhe në Greqi. Të enjten ai u miratua edhe nga parlamenti i Finlandës dhe ai i Lituanisë.Votimi vjen pas lajmit që bankat greke, që u mbyllën tre javë më parë, do të rihapen të hënën.Njoftimi u bë i mundur pasi Banka Qëndrore Europiane ngriti nivelin e fondeve emergjente në dispozicion./Oranews.tv/