Standardi në ndërtime, përgatitet manuali për ndërtuesit dhe arkitektët

Ndërtuesit dhe arkitektët do të kenë një manual të posaçëm që përcakton se sa duhet të jetë sipërfaqja për një objekt, lartësia e banesva sipas zonës, apo tarraca për çdo ndërtim të ri që do të bëjnë.Projekti i standarditizimit të banesave është miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit, ndërsa ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se ndërtimet në vend do të jenë në të njëjtin standard me atë ndërkombëtar.Eglantina Gjermeni: "Për të përsosur këto norma dhe standarte për tju afruar standardeve ndërkombëtare. Pikërisht e filluam me banesat, me shtëpitë e banimit duke i kushtuar një rëndësi të veçantë standardeve të projektimit, standardeve të zbatimit të tyre dhe faktin që përfitues janë qytetarët vetë"Ekpsertë të Minsitrisë së Zhvillimit Urban dhe studentë të inxhinierise së ndërtimit kanë punuar 2 vite për të përgatitur këtë rregullore të ndërtimit. Pjesë të kësaj stategjie të rëndësishme u ekspozuan për qytetatët pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban./Oranews.tv/