Krerët e shtetit përcjellin urimin, Basha e Rama s'shkojnë vetë, çojnë shoqërues tek myslimanët

Krerë të lartë të shtetit dhe figura të politikës, kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët myslimanë dhe bektashinj, për festën e Fiter Bajramit.Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, ministrant Blendi Klosi e Eglanitna Gjermeni, Edi Paloka në emër të PD-së, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, konsuj nderi, përçuan urimet e tyre në Komunitetin Musliman.Paqe, harmoni dhe dashuri, ishin mesazhet që bashkuan politikën, në këtë ditë të shënuar.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani: "Në këtë ditë të gëzuar dëshiroj që gjithë bashkatdhetarve të mi tu nënvizoij faktin se sa e rëndësishme është për të gjithë ne që përmes sakrificës, përmes punës, përmes angazhimit përmes pastërtisë ti falim më shumë dashuri dhe përkushtim , atdheut tonë të bukur. Zoti vendit tonë i ka dhënë gjithë bukuritë e merituara dhe ai tani meriton dashurinë tonë, respektin tonë, punën tonë, djersën tonë, përkushtimin tonë, për të marë atë që i takon. Për të marë atë vend që i takon dhe të gjithë shqiptarë për të gëzuar jo vetëm të drejtat që i takon por edhe ato standardet që i meritojmë."Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta: "Gëzuar Fiter Bajramin, zoti shpërbleftë të gjitha sakrificat shpirtërore dhe fizike. Të gjithë besimtarët muslimanë, por edhe të gjithë shqiptarët të kenë më shumë paqë, lumturi dhe begati në familjet e tyre.Ministër i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi: " Bajrami është festa e mbylljes së një muaji me sakrifica e një muaji që shprehëm dashuri për njëri-tjetrin. Ndaj në emër të qeverisë shqiptare dhe në emër personalisht të kryeministrit Edi Rama uroj gjithë besimtarët musliman dhe të gjithë popullin shqiptar që harmonia dhe paqja e këtij muaji të shtrihet përgjtë gjithë vitit si një solidaritet me shtresat në nevojë. Me ata njerez të cilët ka shumë nevojë për kujdesjen e shtetit, për ata njerëz të cilët presin nga shteti përkrahjen dhe mbështetjen. Në në këtë vit është hera e parë që nuk flasin për xhaminë e madhe sepse ne tashmë e kemi realitet.Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka: " Të gjithë muslimanët gëzuar festen e Fiter Bajramit, një festë që vjen pas sakrificës, fizike dhe asaj shpirtërore. Një festë e cila ka një domethënie të madhe jovetëm në aspektin fetar por mendoj në çdo aspekt tjetër të gjithë duhet të mendojmë që të mirat vijnë nga sakrificat. I uroj gjithë muslimanve në emër të kryetarit të Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve gëzuar festën tuaj të madhe.Urime autoritetet e larta dhe politika, përcolli edhe në selinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve.Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetari i ri i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, uruan fitër Bajramin, përmes postimeve në rrjetet sociale.Për të përcjellë urimet për këtë ditë të shenjtë për besimtarët mylimanë në komitetin mysliman ishte edhe konsulli i nderit i Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi[caption id="attachment_548026" align="alignnone" width="640"]nishani Ne foto: Bujar Nishani duke dhene urimin per myslimanet[/caption][caption id="attachment_548014" align="alignnone" width="640"]yllli Ne foto: konsulli i nderit i Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi ne komitetin mysliman[/caption] [caption id="attachment_548010" align="alignnone" width="641"]meta klosi palokaa Ne foto: Meta, Paloka, Klosi duke uruar besimtaret myslimane[/caption][caption id="attachment_548039" align="alignnone" width="640"]yllii Ne foto: Ylli Ndroqi ne Kryegjyshata botërore e bektashinjve[/caption] /Oranews.tv/