Shpallet fajtor vrasësi në kinemanë amerikane
Autori i masakrës në kinemanë e Kolorados në vitin 2012, Xhejms Holms, u shpall fajtor të enjten për akuzën e vrasjeve të shumfishta, një vendim ky që do të lejojë prokurorët e çështjes të kërkojnë dënimin me vdekje, pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës për pafajsi për shkak të problemeve mendore të të akuzuarit.Holms ekzekutoi 12 persona dhe plagosi 70 të tjerë në një kinema, në ditën e premierës së filmit më të fundit Batman, në vitin 2012. Pas tre muajsh seancash, ku palët paraqitën mijëra prova dhe dëshmi nga qindra të mbijetuar, juria e përbërë nga nëntë femra dhe tre meshkuj, i hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtëse për sëmundjen mendore të Holms.Prokurori i çështjes, Xhorxh Bokler tha se 27-vjeçari kishte një urrejtje të gjatë për njerëzimin dhe problemet në shëndetin e tij mendoj nuk mund të justifikonin veprimin makabër. Tani gjyqi hyn në fazën e dhënies së dënimit, ku për të pandehurin ka vetëm dy mundësi: dënim me vdekje apo me burgim të përjetshëm pa asnjë mundësi për lirim me kusht.Vendimi u prit mjaft mirë nga të mbijetuar dhe familjarë të viktimave, të cilët deri në fund ishin dyshues se mbrojtja me kartën e problemeve mendore mund të shmangte dënimin maksimal për Holms. /Oranews.tv/