Gjysma e banorëve të Gjirokastrës pa ujë të pijshëm

Ulja e prurjeve të burimeve natyrore dhe shpërdorimi i ujit në shumë zona, kanë sjellë probleme në furnmizim me ujë në qytetin e Gjirokastërës.Një tjetër shkak sipas drejtuesve të ujësjellësit janë stakimet e energjisë elektike për shkak të remonteve që po kryehen OSHEE. Në pikun e temperaturave të larta, rreth gjysma e banorëve të Gjirokastrës po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.Banorët kërkojnë furnizim me të paktën 2 orë në ditë, pasi e kanë të pamundur ta përballojnë situatën vetëm duke blerë ujë.Banori: "Ujë e marrim këtu dhe e cojmë 100 metra më larg, tani në verë ujë duam nuk duam gjë tjetër "Banori: "Kemi pasur shumë problem tani në tre muaj në verë na vjen shumë pak, ndërsa në dimër kemi ujë. Kërkojmë që të kemi ujë, të paktën 1 orë në mëngjes dhe një orë mbasdite"Shkak i mungesës së ujit sipas drejtorit të Ujësjellësit në Gjirokastër Dashmir Qeli, janë edhe stakimet e energjisë për shkak të remonteve që po kryehen OSHEE.Dashmir Qeli: "Këtu nuk do jetë ajo sasi që ne japim në kur stacioni i pompimit punon 24 orë, për shkak të disa remonteve që bën OSHE në rrjetin që furnizon stacionin e pompimit. Të gjithë ata që e kanë shpërdoruar deri më sot do të marin përgjigjejn me gjoba dhe deri në ndërprerjen e ujit.Shumë lagje në qytetin e gurtë vuajnë mungesën e ujit, duke vështirësuar jetën e banorëve në ditët e cilësuara si më te nxehta të vitit./Oranews.tv/