Bajrami në Kosovë, Tërnava: Jemi kundër çdo terrori me ngjyrime fetare
Mijëra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën falën sot në mëngjes namazin e Bajramit të MadhNë manfiestimin qendror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës.Myftiu Tërnava gjithashtu ka rikonfirmuar përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kundër çdo terrori me ngjyrime fetare.Tërnava tha se për asnjë çmim nuk do të lejohet që dikush të fusë pasiguri, mosbesim dhe vrasje mes nesh.“Nuk ka asgjë më me rëndësi në një shoqëri sesa përkushtimi i të gjithëve për siguri, paqe, harmoni, mirëbesim, respekt e nderim ndaj njëri-tjetrit... Nuk guxojmë me asnjë çmim të lejojmë që dikush t’i bëjë keq vendit tonë duke futur pasiguri, mosbesim e vrasje mes nesh. Rikonfirmojmë edhe njëherë që përkushtimi i Bashkësis ë Islame të Kosovës dhe të besimtarëve myslimanë që jemi kundër ekstremizmit të çfarë do ngjyrimi fetar, qoftë kundër terrorizimit në emër të fesë”, tha Tërnava, informon Koha.net/Oranews.tv/