Ligji për koncesionet, Opozita: S'nxit investimet, Ahmetaj: I jep fund abuzimeve

Parlamenti miratoi me 90 vota pro ndryshimet në ligjin e koncesioneve, votim që u parapri nga debate të forta në sallën e Kuvendit.Ligji I ri përfshin dhënien me koncesnion edhe të tokave e fermave bujqësore.Deputetë të maxhorancës njoftuan se ka marrë fund koha e dhënies së koncesioneve abusive. Ndërkohë që deputetët e opozitës ishin skeptikë rreth ndryshimeve në ligj duke theksuar se ato nuk sjellin asnjë risi ne nxitjen e investimeve të huaja.Ridvan Bode: Është pasiguria ligjore në këtë vend që i bën hezitues investitorët. Dhe kur flas për pasiguri ligjore, jo vetëm për pasigurinë e kontratave të pronës, pro edhe për pasigurinë e politikave fiskale.Minsitri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, mbrojti ligjin, duke theksuar se do ti japë fund kohës kur koncesionet ishin barrë fiskale për qytetarët.Arben Ahmetaj: Cfarë kërkoni tani? 300 mln nga pullat fiskale, 300 mln nga skanimi i doganave, dhe 300 mln nga markimi...kush do ti paguajë? Do ta paguajnë familjet shqiptare..Në momentin që keni dhënë këto koncesionie, i keni menduar monopolDeputeti socialist Erjon Brace tha se nuk ka asnjë  kontratë të anuluar dhe sqaroi se është negociuar  mbi kontartat abuzive.Erjon Brace: E keni për këtë koncesionin e skanimit. Si mos ndryshojmë një koncesion që i rëndon mbi kurriz qytetarëve të Shqipërisë 360 mln euro minimumi.Projektligji konsiston në 4  ndryshime  thelbësore,  kufizon  afatet  procedural , në  60 ditë për miratimin e një koncesioni, vendos kriter vleresimi, percakton  vlerën ekonomike dhe përfshin edhe bujqësinë në terren koncenisonesh.