Aksident në Shëngjin dhe Elbasan, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Një çift bashkëshortësh nga Shëngjini kanë mbetur të plagosur, pasi motorçikleta me të cilën udhëtonin u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e së mërkures në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin ne vendin e quajtur "Sakë". Motorçikleta është përplasur nga një mjet tip "Renauld" me targa të Kosovës, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, nga ku është bërë e ditur se janë jashtë rreziku për jetën. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë. Policia ka shoqëruar në komisiriat drejtuesin e mjetit për të sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.Një tjetër aksident është shënuar në Elbasan rreth orës 08:10, të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Teatrit Skampa. Një 70-vjeçar me inicialet P.K është përplasur nga një automjet tip "Ford", drejtuesi i së cilës është larguar menjëherë nga vendi i ngarjes. Mësohet se i moshuari është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit me iniciale B.Q, dhe për zbardhjen e ngjarjes.