Qeverisë i sugjerohet moratorium për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në lumenj
Grupimi " Të mbrojmë lumenjtë" i sugjeroi qeverise te shpallë një moratorium që ndalon ndërtimin e veprave energjitike në lumënjtë e Shqipërisë për një periudhë 3 vjecare.Ambientalisti Abdulla Diku rendit arsyet e këtij propozimi.Abdulla Diku: Shqipëria tyuristike nuk mund të jetë e tillë me HEC-e apo aktivitete minerare në zonat e mbrojtura, por do të jetë turistike duke mbështetur popullsinë rurale që jeton atje sepse është gjysma e popullsisë rurale dhe duke bërë një zhvillim të planifikuar të territorit i cili integron të gjitha pjesët apo gjithë elementët mbrojtës të natyrës. Ndërsa industria e turizmit ka një peshë mjaft të madhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto, sektori energjitik është problematik për vendin, është defiçitar.Grupimi " Të mbrojmë lumenjtë" shkoi më tej kur kërkoi që qeveria të rishikojë lejet e dhëna për ndërtimin e veprave hidrike mbi lumin Vjosë."Rishikimi i veprave hidrike mbi lumin Vjosë, HEC-i i Kalivacit, Langaricës, Bënçës janë një prioritet që kruse kryeministri është shprehur për angazhimin qeveritar për ta kthyer lumin Vjosa në Park Kombëtar."Për ambientalistët kjo nisëm I shërben zbatimit të praktikave të mira për koncesionet dhe ruajtjen e mjedisit.