Raportet e BSH, eksperti: Ekonomia në stanjacion, bizneset s’duan kredi

Konstatimin e një dite më parë nga Banka e Shqipërisë të rënies së kërkesës për kredi nga biznesi, pavarësisht lehtësimit të kushteve nga bankat, ekspertët e shohin si një dëshmi të qartë të stanjacionit të ekonomisë dhe marrëdhënies së vështirë mes sistemit bankar dhe sipërmarjes private. Ata shohin me shqetësim edhe rënien e besimit në dy sektorët baze të ekonomisë, ndërtimin dhe tregtisëReniën e kërkesës për kredi nga biznesi, të konstatuar në vrojtimin e një dite më parë të Bankës së Shqipërisë ekspertët e shohin si dëshminë më të qartë të stanjacionit të ekonomisë, por edhe të ngërcit në marrëdhënien mes sipërmarrjes private dhe sistemit bankar.Bujar Bendo, ekspert për ekonominë: Bizneset kanë norma të larta interesi dhe shumë biznese që kanë nevojë për kredi nuk mund ti drejtohen bankave sepse janë pjesë e kredive të këqija që nuk janë ristrukturuar. Nga ana tjetër do të thoja që po të shikosh situatën ekonomike në tërësi nuk ka pasur hapësira që bizneset të bëjnë aktivitet të tjera dhe ti futen kredisë, pra jemi në një stanacion ekonomik.Ekspertët komentojne si një tregues jot ë mirë për ekonominë edhe rënien e besimit nga sektorët e ndërtimit dhe tregtisë, gjithashtu të konstatuar nga Banka qendrore. Sipas tyre, rënia e besimit në tregti konfirmon konsumin e dobët në vend.Bujar Bendo, ekspert për ekonominë: Nuk ka më një tregti normale dhe një vlerë të shtuar konsumi. Do apo nuk do tregtia bie në nivele të ulëta.Përsa i përket rënies së besimit në ndërtim, ekspertët rendisin disa faktorë që kanë shkaktuar këtë gjendje.Bujar Bendo, ekspert për ekonominë: Pengesat ligjore që kanë qenë, dhënie e lejeve të ndërtimit, stoku i madh i banesave që nuk ka treg për shitje, investimet publike që nuk ka të tilla, në fushën e ndërtimit ka bërë që treguesi i rritjes së ndërtimit të jetë në sens negative.Për ekspertët e ekonomisë, ndërtimi nuk arriti të dalë nga ngërci as nga shlyerja e detyruimeve të prapambetura, të cilat u përdorën kryesisht për pagesën e borxheve dhe detyrimeve tatimore nga bizneset.