Arrest me burg për tre autorët e vrasjes 32 vjeçarit në Sarandë

Arrest me burg për tre autorët e vrases së Edmond Theodhorit në qytetin e Sarandës më 10 korrik. Gjykata ka dhënë arrest me burg për Ledi Hysa 25 vjeç nga Laçi, Ylli Reçi 23 vjec nga Krujë dhe Ajman Zyba 21 vjeç nga Laçi.Personat e sipërpërmendur u arrestuan nga policia disa ditë pasi kryen krimin.Si ndodhi ngjarjaNgjarja ka ndodhur më 10 korrik pas një konflikti banal mes viktimës dhe Gani Hysa dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip.Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00 të një ditë më pas, pra të në datës 10 korrik, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës  dhe sëbashku e kanë kërkuar  viktimën  népér qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Pas krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.