Kukës, AKU shton kontrollet në subjektet tregtare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës ka nisur kontrollet në të gjitha subjektet tregtare për të evituar tregtimin e ushqimeve, që i kanë kaluar afatet e skadencës. Sipas inspektorëve të AKU-së kontrollet po ushtrohen kryesisht në supermarkete dhe dyqanet e mishit, pasi gjatë këtyre ditëve konsumaotrët shtojnë blerjet edhe për shkak të festës së Fiter Bajramit.Hysen Daci, inspektor në AKU: " Me rastin e festës së fiter Bajramit ne po vazhdojmë kontrollet në të gjitha rrethet për të mos patur shkelje. Ne do të vazhdojmë kontrollet sipas planit që kemi hartuar për sezonin e verës nëpër zonat turistike, nëpër markete nëpër lokale ku zhvillohen dasma. Ju bëj thirrje konsumatorëve të mos blejnë produkte me origjinë shtazore në rrugë, jashtë kushteve frigoriferike, jashtë njësive të tregtimit të mishit, për shkak se ato janë në rrezik për shëndetin e tyre."Tradicionalisht para festave rritet fluksi i blerjeve nga konsumatorët, e njëkohesisht edhe mundësia e abuzimeve nga tregtarët. Inspektorët e AKU në Kukës, kërkojnë të shmangin çdo pakënaqësi që mund të zbehte një nga festat më të rëndëishme të Komunitetit Mysliman.