Rebelimi i pronarëve, braktisin prezantimin e reformës, kërkojnë gjthpërfshirje

Një grup anëtarësh të shoqatës kombëtare të pronareve legjitim u rebelaun gjate prezantimit të reformës së pronësisë. Ata brakatisen sallën dhe fajësuan sistemin politik në vend se ka shkatërruar pronën. Një nga arsyet e këtij rebelimi në sallën ku prezantohej një nga projektet më të mëdha të ndërmarra për çështjen e pronës në Shqipëri, lidhej me faktin se shoqatat qw mbrojnw tw drejtat e pronarwve nuk kanë qenë pjesë e hartimit të reformës. Për ta prona është shkatërruar nga të gjitha qeveritë.“Shteti deri tani vepron me pronat e pronarve të ligjshëm dhe ua shet të tretëve”.“Unë kam prova që janë bërë pronar me qindra hektar tokë dhe ja kanë shitur politikanëve me 1 euro ““Unë nuk jam nga Dukati nuk kam asnjë cm katror për vend varri, nëse nuk jemi vrarë ne në Dukat  do ishim bërë kërmë dhe mbase qeveritë janë ngopur me 8 mijë të vrarëve duan akoma më shumë gjak. Atje thuhej me shkronja të mëdha ne qënkemi partner të pronarëve dhe të qeverisë, ku qenkemi partner ne kur ne nuk flasim. Qeveria nuk kishte planifikuar që të merte mendimin e pronarëve.”Përfaqesues të shoqatës së pronareve legjitim ishin thirrur në këtë prezantim si palë interesi dhe partner i qeverisë.