Rama drekë pune pas takimit me homologun Mustafa
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama mbërriti sot për vizitë zyrtare në Kosovë ku u prit nga kryeministri kosovar Isa Mustafa e zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.Gjatë takimit, ku ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, koordinimin e projekteve dhe bashkëpunimit të dy shteteve në prag të Samitit të Vjenës si dhe zhvillimet në rajon.Kryeministri Isa Mustafa e informoi kryeministrin Edi Rama për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë.Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me Shqipërinë.Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë.Kryeministri Rama po ashtu shprehu përkrahjen e Republikës së Shqipërisë për proceset në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me KosovënDrekë pune pas takimit me homologun MustafaKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit nga homologu kosovar Isa Mustafa.Kryeministri Rama dhe kryeministri i Mustafa, me disa nga anëtarët e dy qeverive, ku është edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilluan një takim në ndërtesën kryesore të qeverisë së Kosovës në Prishtinë.Pas takimit dy kryeministrat Rama dhe Mustafa, së bashku me delegacionet e tyre kanë filluar një drekë pune. Përkundër insistimit të mediave të dy kryeministrat nuk kanë dashur të flasin.