Shojble: "Grexit" do të kishte qenë një alternativë e mirë

Një ditë para votimit në parlamentin gjerman të programit të shpëtimit të Greqisë, ministri i Financave, Volfgang Shojble, ka këmbëngulur në bindjen e tij se një dalje e përkohëshme e vendit nga eurozona do të kishte qenë një alternativë më e mirë.Në një intervistë për një radio lokale të enjten në mëngjes, 16 korrik 2015, Shojble gjithsesi tha se po e dërgonte me bindje projektligjin për votim para deputetëve gjermanë. Gjithashtu, ai theksoi se përkundër asaj që mendojnë shumë analistë, problemi i krizës greke mund të zgjidhet pa një lehtësim të borxhit, pasi një gjë e tillë do të sillte në mënyrë të pashmangshme daljen e vendit nga monedha e përbashkët.Një ditë më, paketa e shpëtimit të Greqisë, u miratua edhe në parlamentin francez, me një shumicë absolute, ndërsa kryeministri Manuel Vals bëri thirrje që të ketë edhe një lehtësim të borxhit, duke treguar edhe një herë se në diskutimet e nxehta për Greqinë, Franca dhe Gjermania ka pasur qendrime të kundërta.Në të njejtën linjë u shfaq edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, e cila deklaroi për CNN se qeveritë europiane po punojnë për të lehtësuar borxhin, por sipas saj ka edhe mënyra të tjera për ta bërë këtë përveç faljes së një pjese të tij, ndoshta përmes uljes së normave të interesit, apo zgjatjes në kohë të afateve të maturimit./Oranews.tv/