“Duhet të kthehesh në vendin tënd”: Merkel bën për të qarë studenten palestineze

“Ne nuk mund t’ ju akomodojmë të gjithë, politika ndonjëherë duhet të jetë e ashpër”.Me këto fjalë, Angela Merkel ia bëri të qartë një studenteje palestineze, prej katër vjetësh në Gjermani, që së shpejti do të duhet të lërë tokën gjermane për tu kthyer në vendin e saj të origjinës.Vajza e re shpërtheu menjëherë në lot. Ngjarja ndodhi në Rostock gjatë një takimi të kancelares me studentët e shkollës Paul-Friedrich-Scheel.Duke përfituar nga prania e shefes së qeverisë gjermane, vajza e mori mikrofonin dhe i kërkoi kancelares pse tani do të jetë e detyruar të largohet nga vendi, pasi familja e saj ishte refuzuar nga azili në Gjermani. Dhe pse ajo nuk mund të jetojë ëndrrën e studimit si shokët e saj. Më pas filloi të qante.Habitur nga fjalët dhe reagimi i vajzës, Merkel iu afrua, i ledhatoi fytyrën dhe u përpoq ta qetësonte atë.“Në Liban ka mijëra njerëz në kampet e refugjatëve” Ne nuk mund tu themi të gjithëve që të vijnë në Gjermani. Përndryshe ne nuk do e bëjmë”, shpjegoi kancelarja për Reem. “Ajo që mund të premtoj është se në të ardhmen procedurat për vlerësimin e kërkesave për azil do të jenë më të shpejta”, shtoi ajo./oranews.tv/