Serbia i kërkon shpjegime Greqisë për Kosovën
Deklarata e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Prishtinë për mbështetje ndaj Kosovës nuk është pritur mirë nga Serbia.Beogradi i ka dërguar një kërkesë Ministrisë Jashtme të Greqisë ku i kërkon shpjegime për deklaratën e Kotzias që u lexua si hap drejt njohjes së Kosovës nga Athina zyrtare.Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Serbia kërkon shpjegime për qëndrimin e diplomatit grek se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare."I kemi bërë kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë që të qartësojë qëndrimet e ministrit Kotzias. Pres që përkundër presioneve të shumta që po i bëhen Greqisë për ta ndërruar qëndrimin rreth mosnjohjes së pavarësisë së njëanshme, të mos ndryshojë”, ka thënë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç.Dacic tha se është i vetëdijshëm se Greqia po përballet me presion të madh për të njohur Kosovën, por ka shprehur besimin që kjo të mos ndodhë./Oranews.tv/