Tiranë, ujësjellësi apel qytetarëve: Mos shpërdoroni ujin

Ujësjellësi i Tiranës, i ka bërë apel qytetarëve të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, pasi në disa zona të kryeqytetit ka problem me furnizimin, për shkak të konsumit të lartë. Ujësjellësi garantoi se uji në çemzat e qytetarëve është i pastër.Ilir Hoxha, Këshilltar për mediat në UKT: Aktualisht situata e furnizimit me ujë të fishëm në Tiranë është me parametra të pranueshme, por për shkak të thatësirës së madhe dhe të temperaturave të larta të këtyre ditëve ka patur një rritje të jashtëzakonshme të ujit të pishëm. Për pasojë në disa prej zonave të Tiranës është ndjerë rënia e presionit që ka çuar në problemet me furnizimit me ujë të pikave fundore bëhet fjalë për zona Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë, zona e Sharrës, Unaza e Madhe, Kthesa e Kamzës etj.  U bëjmë thirrje qyetarëve që të jenë sa më të kursyer në përdorimin e ujit dhe të mos e shpërdorojnë atë. I garantoj qytetarët që uji i pishëm është në përputhje me të gjithë parametrat ligjor./Oranews.tv/