Sarandë, 50 familje në lagjet periferike vuajnë mungesën e ujit

Prej 20 vitesh 2 lagje të qytetit të Sarandës, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët janë ankuar në bashki, por N/Kryetari isaj Jorgo Mitro, u ka shpjeguar se Ujësjellësi nuk varet nga Bashkia.Banorët: “Nuk na dëgjojnë, gjëndje absurde, ne do ngelemi pa ujë, asnjë përgjigje”Jashtë Kamerës punonjës të ujësjellësit theksojnë se problem mbeten ndërhyrjet e paligjshme në rrjet.Në lagjen që njihet si ish-MCR anës rrugës shihen tubat plastikë  që nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno - sanitar.  Banorët shprehen se edhe pse nuk kanë uje, paguajnë faturat e kripura.