Berisha: Pr/ligji për Arsimin e Lartë, megaaferë korrupsioni, reagon Nikolla
Ish kryemisnitri Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Arsimit për korrupsion dhe favorizim te univeristeteve private per sitemin e doktoraturave. Ne kunderpergjigje Nikolla, tha se është këshilli i profesoratit, dhe jo minsitria që përcakton kuotat.Ish kryeministri Sali Berisha e quan megaaferë të kryeministrit Rama pr/ligjin për Arsimin e Lartë i cili ishte përfshirë sot në rendin e ditës.Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se ligji është fund e krye antieuropian dhe i mbyll dyert të varfërve dhe shtetëzon universitetet private.Berisha: “Sot u bë atentati i radhës ndaj Kuvendit. Kryeministri urdhëroi të fusë në rend të ditës jashtë të gjithë kritereve ligjin e megaaferës së tij të korrupsionit ligjin e arsimit. Edi Rama me veglën e tij Nikolla për dy vjet nuk i kanë dërguar një doktoratë të vetme univeristeteve publike. Kaq i fuqishëm është korrupsioni e blerja sa të vërsulen në këtë mënyrë në një ligj që është fund e krye antieuropian. I mbyll dyert të varfërve dhe shtetëzon universitetet private”Në replikë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla hodhi poshtë akuzat e Berishës për favorizim të UniversitetitLindita Nikolla: “Ju sfidoj gjeni një akt ligjor që vërtetohet se kam favorizuar një universitet privat. Nuk janë dhënë kuota as për Universitetet publike as për privatet." Deklaratës së ministres Nikolli se janë mbi 3200 studentë në proces doktorature, Berisha u përgjigj duke deklaruar: "Sillni këtu dokumentet për qoftë një doktorant në Fakultetin e Drejtësisë dhe të Ekonomikut"/Oranews.tv/