Arrestohet biznesmeni shqiptar, pronar i skuadrës ku luan vëllai i Balotellit
Një bandë italo shqiptare e cila akuzohet për mashtrim me prokurorimet publike por dhe me pastrim parash është arrestuar në Itali në kuadër të operacionit të koduar “Laguna” të nisur mëngjesin e 16 korrikut 2015.Mes 10 të arrestuarve është dhe Gëzim Sallaku, një biznesmen shqiptar, presidenti i një skuadre futbolli në Itali, dhe i vëllai Saimir Sallaku.Sipërmarrësi u arrestua edhe në mes të prillit, pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Brescias, por më pas ishte liruar.Ai akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale e akuzuar për pastrim parash, mashtrim, përvetësim dhe mashtrim përmes falimentimeve si dhe mashtrime të tjera administrative .Sallaku është me origjinë shqiptare por prej vitesh jeton në Itali dhe është pronar i një sërë hotelesh dhe restorantesh në Sebino. Ai është njohur dhe si president i skuadrës së futbollit ku luan vëllai i sulmuesit Mario Balotelli.Policia deklaron se ka sekuestruar objekte të paluajtshme, makina si dhe para në vlerën e 8 milionë eurove.Corriere della Serra shkruan se banda dominonet prokurimet publike të Iseos por dhe të Bergamos, e Brescias falë bashkëpunimit me administratorët lokalë profesionistë dhe funksionarë të bankësJanë sekuestruar 10 sipërmarrje, 92 godina si dhe 32 autovetura, një motoskaf si dhe miliona euro. E gjithë sasia e sekuestruar kap shifrën e 8 milion eurove.Vëllezërit shqiptarë janë lënë në arrest me burg, ndërsa për 7 të tjerë detyrim me paraqitje dhe një në arrest shtëpie.Arrestimet janë kryer në Milano, Bergamo, Brescia, Vercelli e La Spezia.
