Kush po bën thirrje për të bojkotuar produktet gjermane?

Markat dhe produktet gjermane janë vënë nën shënjestrën e aktivistëve politikë të mërzitur nga programi i shpëtimit për Greqinë, që praktikisht ka bërë që qeveria helene të dorëzojë sovranitetin te kreditorët ndërkombëtarë.Hashtagu "Bojkotoni Gjermaninë" u përmend për herë të parë në rrjetin social twitter këtë fundjavë e më pas gjatë javës nisi përhapja gjithnjë e më e madhe mes përdoruesve në të gjithë botën, duke u përdorur më shumë se 30 000 herë, kryesisht i nxitur nga zërat me prirje të majta dhe anarkiste.Një nga mesazhet të postuara më së shumti vjen nga Devid Greber, një amerikan aktivist anarkist dhe profesor i antropologjisë në Londër. Ai i referohet anulimit të borxheve të grumbulluara nga regjimi nazist pas Luftës së Dytë pas Botërore, veprim që sipas tij mund të përsëritet edhe me borxhin grek.Disa të tjerë i referohen artikujve specifikë, markave luksoze gjermane, si Volksvagen apo produktet elekstroshtëpiake Miele.Megjithatë, duket se bizneset gjermane nuk janë aspak të shqetësuara për këtë thirrje për bojkotin e produkteve të tyre. "Po e marrim seriozisht, por nuk ka asnjë arsye për panik. Ka pasur shumë thirrje të tilla që në fillim të krizës greke, por ato janë të kota dhe nuk janë reflektuar në treg", ka thënë kryetari i dhomës gjermane të tregtisë.Ndërsa nuk kanë munguar edhe kundërpërgjigje me humor mbi këto pretendime të aktivistëve që thonë se Europa mund të mbijetojë pa produktet gjermane./Oranews.tv/