Obama telefonon Putinin, presidenti rus mbron sërish marrëveshjen me Iranin
Ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Barak Obama i kishte telefonuar homologut rus Putin për ta përgëzuar mbi rolin vendimtar të Rusisë në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Vetë presidenti amerikan e mbrojti sërish akordin në një konferencë për shtyp, në përpjekje për të qetësuar kongresmenët, senatorët dhe pjesën dyshuese të publikut amerikan, përveç aleatëve rajonalë të Izraelit dhe Arabisë Saudite."Pa një marrëveshje, rrezikojmë të kemi edhe më shumë luftra në Lindjen e Mesme, ndërsa mund të kishte edhe një garë programesh bërthamore mes shteteve në një prej rajoneve më të paqëndrueshëm në botë. E rëndësishme është që kjo marrëveshje përmbush interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë" u shpreh Obama.Marrëveshja konsiderohet gjerësisht si një triumf politik për Obamën, por edhe si bastion më i guximshëm i ndërmarrë nga adminsitrata e tij në politikën e jashtme që prej marrjes së presidencës në vitin 2009.I pyetur nëse në marrëveshje mund të ishte përfshirë edhe lirimi i qytetarëve amerikanë që mbahen të burgosur në Iran, presidenti tha se kjo nuk ishte frytdhënëse për atë që Shtetet e Bashkuara dhe superfuqitë e tjera botërore po përpiqeshin të arrinin./Oranews.tv/