Tiranë, nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku, takim me bizneset

Në takimet e rradhës me bizneset, nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, është ndalur në zonën e njohur si Libri Universitar.Gjatë bashkëbisedimit me personat që zotërojnë këto biznese, nënkryetarja Tabaku theksoi zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si prioritet kryesore të bashkisë. Gjithashtu ajo akuzoi qeverisjen e bashkisë në periudhën 2007- 2010, për vendosjen e 83 taksave, ndërkohë që tani ata janë reduktuar në 23.Nga ana tjetër, personat të cilët zotërojnë biznese të vogla, u shprehën pozitiv për kujdesin e treguar nga ana e bashkisë gjatë kësaj periudhe.Sipas nënkryetares Tabaku në vitin 2012, në Tiranë janë 3351 biznese të shtuara, ndërsa numri i të punësuarëve gjatë këtij viti është 8149.