Tiranë, shfrytëzonte të mitur për të lypur, arrestohet 34 vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e disa personave, të cilët akuzohen për disa vepra të ndryshme penale.Me anë të njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bën me dije arrestimin e shtetasit Shpëtim Kovaçi, 34 vjec, i cili akuzohet për vjedhjen e shumës së parave prej 70.000 lekësh në dyqanin në pronësi të një shtetaseje e ndodhur më 24 Korrik 2012.Ky shtetas dyshohet se shfrytëzonte të mitur duke i nxitur ato për të lypur dhe realizuar vjedhje në zona të ndryshme në Tiranë.Pas arrestimit të 34 vjeçarit, këta të mitur në bashkëpunim me Qëndrën Arsis, janë dërguar në Qëndrën Kundër Trafikimit të Grave të Dhunuara dhe të Miturve, për të marrë trajtimet e nevojshme.Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Genc Avdia, 55 vjeç, sepse ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin.Është arrestuar gjithashtu dhe shtetasi Jetmir Muja, 23 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me grushta babain e tij, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndyshme të trupit.