Jakup Krasniqi promovon librin "Pavarësi dhe personalite” në Tiranë
Një nga protagonistët më të shquar të politikës dhe historisë në Kosovë, Jakup Krasniqi është prezantuar mes shqiptarëve si historian me botimin e tij "Pavarësi dhe personalite".I pari shqiptar i cili bashkon dy pavarësitë shqiptare sjell në mënyrë paralele, refleksionet e dokumentuara mbi historinë kombëtare, mbi ëngjëjt dhe djajtë.Krasniqi shprehu keqardhjen lidhur me shkrimin e vonë të historisë së Shqipërisë dhe dëshirën e mëtejshme për të hulumtuar për luftën që është zhvilluar për konçension, për pasuri të Kosovës dhe Shqipërisë.Sipas Historianit Pëllumb Xhufi, ky libër i jep përgjigje një sërë pyetjeve dramatike, kush e bëri Shqipërinë, apo kush e vrau Hasan Prishtinën.“Pavarësi dhe personalite” shërben gjithashtu për të hapur një hulli për studimin e ngjarjeve të tjera.Promovimi i librit është organizuar në ambjentet e Akademisë së shkencave ku kanë marë pjesë një sërë personalitetesh të larta.