Censusi, numri i njësive ekonomike bujqësore pësojnë ulje

Në një kohë që politika po i kushton gjithmonë e më shumë vëmendje bujqësisë sipas të dhënave paraprake të censusit numri i njësive ekonomike bujqësore ka pësuar një ulje të ndjeshme.Në vitin 2001 numri i tyre ishte 466 mijë ndërkohë që aktualisht numërohen vetem 324 mijë njësi ekonomike bujqësore.Qarku i Fierit ka numrin më ta madh të njësive ekonomike bujqësore ndërsa Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të madh të njësive blegtorale.Alban Çela, drejtor i censusit për regjistrimin e njësive ekonomike bujqësore gjatë 2012 deklaroi se në bazë të dhënave paraprake në Shqipëri numërohen rreth 324 mijë e 13 njësi bujqësore.Ndërkohë që drejtoresha e INATAT-it  Ines Nurja theksoi se këto të dhëna janë në përpunim e sipër dhe pritet që të luajnë rol të rëndësishëm në hartimin e politikave për bujqësinë.Procesi i regjistrimit të njësive ekonomike bujqësore nisi në tetor të vitit të shkuar dhe rezultatet përfundimtare të këtij regjistrimi do të publikohen nga Instituti i Statistikave në fund të këtij viti.