Bregu në Berlin, konfirmohet mbështetja e Gjermanisë për integrimin

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, të Gjermanisë, ku pati takime me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe parlamentit gjerman.Gjatë vizitës Ministrja u takua me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane, Emily Haber, Këshilltarin e Kancelares Merkel për Çështjet Europiane Nikolaus Meyer Landrut, Kryetarin e Komisioni Parlamentar për Çështjet e Jashtme Ruprecht Polenz, Drejtorin për Europën Juglindore Nikolaus Graf Lambsdorff dhe Zëdhënësin e CDU/CSU deputetin Michael Stubgen.Qëllimi i kësaj vizite ishte konfirmimi i përkrahjes së Gjermanisë për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit si një vend anëtar i rëndësishëm dhe mbështetës i procesit të zgjerimit.Gjatë takimit me Sekretaren e Shtetit Haber, Ministrja Bregu informoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, reformave të arritura vitet e fundit në Shqipëri dhe për pritshmëritë e vendit tonë në procesin e integrimit. Ministrja Bregu theksoi rëndësinë që kanë reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në rradhë të parë në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptar dhe po ashtu si pjesë e procesit të integrimit të vendit në BE. Ajo gjithashtu nënvizoi se reformat të cilat raportohen çdo vit pranë Komisionit Europian, janë pjesë e strategjive disa-vjeçare të hartuara nga qeveria, ndërkohë që procesi i integrimit është një motivim dhe nxitje për t`i çuar përpara këto reforma në një kohë akoma më të shkurtër.Bregu vlerësoi kontributin e Gjermanisë në mbështjetje të Shqipërisë si në kuadrin bilateral po ashtu dhe në kuadër të procesit të integrimit. Ajo i kërkoi zyrtares së lartë gjermane të vazhdojë ta mbështesë avancimin e Shqipërisë, gjithmonë duke u bazuar në vlerësimin objektiv dhe të drejtë të meritave e arritjeve të vendit tonë.Ministrja Bregu tha se është e ndërgjegjshme për dëmin që i ka bërë avancimit të mëtejshëm në procesin e integrimit, mungesa e dialogut politik dhe bojkoti parlamentar pothuajse 2-vjecar i opozitës që solli dhe mungesën e propozimit nga komisioni për dhënien e statusit kandidat 2 herë rradhazi. Megjithatë sipas Ministres, që nga nëntori i vitit të kaluar ka pasur zhvillime shumë pozitive, të cilat kanë mundësuar dhe realizimin e masës krititike të reformave të vendosura nga Komisioni për marrjen e statusit kandidat me përjashtim të votimit të tre ligjeve të cilat përmirësojnë reformat. Me miratimin e këtyre ligjeve, Shqipëria sipas Ministres ka plotësuar ato kritere të vendosura për marrjen e statusit kandidat.Nga ana e saj, Haber përgëzoi Ministren për arritjet e Shqipërisë vitet e fundit, të cilat sipas saj janë të jashtëzakonshme duke marrë parasysh historinë e popullit shqiptar dhe gjendjen politikoe, ekonomike dhe sociale të saj, pas diktaturës komuniste. Ajo shprehu vlerësimin e saj për reformat në kuadër të integrimit, të cilat vijnë dhe në një vit të rëndësishëm për Shqipërinë, në 100 vjetorin e pavarësisë. Haber theksoi mbështetjen padiskutueshme të Gjermanisë për Shqipërinë në realizimin e reformave prezent në Shqipëri prej 25 viteve. Pavarësisht situatës së rënduar financiare në eurozonë dhe energjive të mëdha dedikuar zgjidhjes së krizës, Gjermania, theksoi Haber e konsideron ende zgjerimin si një objektiv të BE. Haber vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, si një nga faktorët kryesor për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe inkurajoi qeverinë shqiptare të vazhdojë të jetë e angazhuar në rolin e saj moderues në rajon.Dhe në takimin me Këshilltarin e Kancelarës Meyer-Landrut u vlerësuan arritjet e Shqipërisë në kuadër të integrimit dhe u ri-konfirmua angazhimi i qeverisë gjermane dhe i kancelares Merkel për të çuar përpara axhendën e zgjerimit edhe pse ky proces pas miratimit të traktatit të Lisbonës kërkon më shumë kohë për t`u shqyrtuar nga vendet anëtare.Ndërkohë dhe parlametarët gjermanë përsëritën mesazhin e qeverisë për mbështetje të vendit duke theksuar se roli i Bundestagut do të jetë shumë i rëndësishëm në shqyrtimin e propozimeve të Komisionit dhe qeverisë për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.