Ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari në Korçë, shoqërohen dy të dyshuar

Ekzekutohet me armë zjarri një shtetas 58 vjecar në qytetin verilindor të Korcës. Mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Etem Hëna. Mësohet se 58 vjecari është gjetur i vrarë nga djali i tij pranë një pike llotosh dhe bastesh, objekt ky që ishte në pronësi të të birit, në të cilin Hëna punonte si roje nate.Në vendngjarje kanë mberritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat po bëjnë dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një konflikti, për të cilin janë shoqëruar dhe dy persona si të dyshuar për ekzekutimin e Etem Hënës. Ndërkaq nga ana e bluve të Korcës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.