Kaos në portin e Durrësit dhe Vlorës, reshjet e shiut paralizojnë punën
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Ai është gjendur në një kaos të vërtetë, pasi forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur deri në 5 ballë. Kjo ndihmohet edhe nga erërat, të cilat mësohet se kanë aktualisht një shpejtësi të madhe, duke vështirësuar së tepërmi punën në port.Jo vetëm puna në port, por edhe vetë lagjet e qytetit të Durrësit janë gjunjëzuar përballë reshjeve të shiut, ku janë regjistruar përmbytje në lagjet periferike të këtij qyteti. Ndërkaq mësohet se përmbytje janë shkaktuar edhe në zonën pranë Kodër Vilës në Durrës.E njëjta situatë paraqitet edhe në portin bregdetar të Vlorës, ku si rezutat i motit të keq dhe reshjeve të shumta është pezulluar puna edhe në këtë port.