INSTAT: Kontribut më të madh kanë dhënë grupi i sigurimeve dhe industri-energjisë

Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje me 2.82 % për tremujorin e parë të 2015. INSTAT ka publikuar raportin e Prodhimit të Brendshëm Bruto ku vihet re që kontributin më të madh e ka dhënë grupi i sigurimeve si dhe grupi  industri-energji.Gjergj Filipi: Ekonomia shqiptare vlerësohet të ketë performuar me një rritje prej 2.82 % kundrejt 3-mujorit të parë të vitit 2014. Grupi i industrisë, energjisë dhe ujit, pati një rritje me 7.64% në 3-mujorin e parë të vitit 2015.Ndërkohë përsa i përket konsumit të popullsisë  konstatohet se  ka pësuar një ulje  me 1.22% .Gjergj Filipi: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi në 3-mujorin e parë të vitit 2015 ka shënuar një ulje me 1.22% krahësuar me 3-mujorin e parë të vitit 2014. Konsumi final i qeverisë në 3-mujorin e parë të vitit 2015 ulet me 0.01 %, krahësuar me 3-mujorin e parë të 2014.