Tiranë, gjendet në Laprakë djali 10-vjeçar, ndalohet 45-vjeçari

Policia gjen pas afro 20 orësh pas largimit nga shtëpia 10-vjeçarin me iniciale A.Cani, i cili banon në Laprakë.Familjarët e të miturit në fillim kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë Nr. 3 në Tiranë pasi fëmija i tyre nuk kishte shkuar në shtëpi prej orës 18.00.Ndërkohë që mëngjesin e sotëm familjarët e 10-vjeçarit kanë trokitur në “Ora News” ku kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin asnjë informacion për të. Policia nga ana tjetër ka nisur kërkimet ku ka arritur të gjejë 10-vjeçarin në shtëpinë e 45-vjeçarit Ardian Përrenjasi, i cili ishte fqinj i familjes Cani në Laprakë.Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i 45-vjeçarit i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka abuzuar me të miturin, ndërkohë që për të saktësuar këto dyshime 10-vjeçari do të shihet nga ekspertë si dhe nën kujdesen e një psikologu për shkak të moshës së vogël.Por policia vijon më tej hetimet duke hedhur dyshimet se 45-vjeçari mund të ketë edhe lidhje me zhdukjen e fëmijës 10-vjeçar, djalit të punonjësit të SHISH Julian Çela, pasi edhe shtëpia e këtij të fundit ndodhet në të njëjtën zonë në Lapraka në rrugën “Pandi Dardha”.Ndërsa babai i fëmijës, A.Cani, i cili është punonjës i burgut, për “Ora News” konfirmon gjetjen e fëmijës së tij dhe pohon se ndodhej në shtëpinë e një fqinji."Dje nga ora 17:30 ka dalë të lozë me shokët. Dhe nga ora 19:00 dolëm ta kërkojmë në internet në lagje, bëmë denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetëm. Komshi i jonë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ia lëmë në dorë policisë dhe drejtësisë, djali është në shkollë në klasë të katërt", u shpreh babai i 10-vjeçarit.