Përmbytjet në Shkodër, disa zona ende nën ujë

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar përsëri disa zona të Shkodrës ndodhen nën pushtetin e ujit. Sipas të dhënave konstatohet se niveli i ujrave nuk ka ndryshuar dhe mbetet kërcënues pasi Liqeni i Shkodrës është në nivelin maksimal dhe për rrjedhojë fryrja e Lumit Buna vazhdon të krijojë impakt në zonat e përmbytura.Ndërkohë që prezenca e ujit ka krijuar mjaft vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në dy krahet e aksit të rrugës së Velipojës tek Ura Gjolulit. Nga Autoriteti Rrugor në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit  të Qarkut janë marrë masat e duhura për të vendosur sinjalistike dhe kufizues në akset e rrugëve të përmbytura me qellim parandalimin e aksidenteve të mundshme.Komunat që ndodhen më në vështirësi janë Ana e Malit,Bërdicë ,Dajç,Velipojë dhe Bushati. Komuna e cila ka më shumë sipërfaqe toke bujqësore  të mbuluara nga uji është Bushati ku evidentohet se rreth 6000 ha toke janë  nën ujë dhe 14 shtëpi ndodhen të izoluara. Në komunën Ana e Malit  vijojnë që të jenë të mbuluara nga uji  1400 Ha tokë, 161 shtëpi janë  të izoluara nga uji në fshatin Obot, 10 shtëpi në fshatin Muriqan dhe 30 shtëpi në fshatin Gorricë.Në komunën  e Dajçit paraprakisht rrezulton se rreth 1500 ha toke janë nën uje, 50 shtëpi ndodhen të izoluara nga uji dhe 10 familje janë evakuar së bashku me gjënë e gjallë. Ndërsa Komuna Bërdicë ka rreth 800 ha tokë nën ujë,si dhe 150 shtëpi te izoluara nga uji.Ndërsa në Komunën e Velipojës problem mbetet qarkullimi i mjeteve pasi  segmenti me një gjatësi prej 200 m në rrugën Shkodër-Velipojë është e pakalueshme për mjetet e vogla.