Kamerat në kryqëzimet e Tiranës, shoferët: Do të shmangin shkeljet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 13:45
Kamerat e vendosura në kryqëzimet kryesore janë të rëndësishëm për sigurinë në udhëtimet e shoferëve. Monitorimi në mënyrë të vazhdueshme e situatës së kryqëzimeve, do të ndihmoj në gjetjen e autorëve të cilët shkelin rregullat rrugore dhe nga ana tjetër do detyrojn që të zbatohen. Drejtuesit e mjeteve shprehen optimist për këtë nismë të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës.Tre ditë më parë, kryebashkiaku Lulzim Basha, prezantoi këtë projekt të përfunduar në 49 kryqëzime ekzistuese, nga 51 të tilla si dhe janë instaluar dhe ndezur 4 kryqëzime të reja.Kjo nismë e cila do ndihmoj shoferët e qytetarët për tu infromuar në lidhje me pikat e renduara të trafikut, për ti evituar ato, gjithashtu do të ndihmoj në identifikimin e krimeve të rrugës.