Greqi, merr fund pengmarrja, dorëzohet Alket Rizai
I njohur për arratisjen spektakolare me helikopter nga burgu, sërish këtë herë shqiptari Alket Rizai ka vënë në tension drejtësinë greke.Në burgun e Malandrinos, Rizai mori peng gardianët dhe kërcënoi se do të shpërthente lëndën eksplozive që kishte në trup. Por pas 24 orësh ka hequr dorë nga veprimi i tij dhe është dorëzuar.Mësohet se Rizai pasi e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe forcat e blinduara u detyrua të dorëzohej ndërsa sipas mediave greke ai nuk kishte eksploziv me vete.Ndërkohë mësohet se së bashku me Alket Rizain u arrestuan edhe dy bashkatdhetarët e tjerë që e mbështeten në këtë pengmarrje dhe që mbanin në duar thika të improvizuara.Alket Rizai merr peng 6 persona14:30 Vazhdon situata e tensionuar në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i burgosuri shqiptar Alket Rizai, mban peng 5 gardianë grekë.Sipas mediave greke njëri nga pengjet ka arritur të largohet pas ndërhyrjes së forcave speciale por ende nuk ka ndonjë detaj se si ai mund të jetë larguar. I riu shqiptar nën kërcënimin e një bombe për pengjet kërkon t'i vihet në dispozicion një mjet për t'u larguar. Negociatat për zgjidhjen e situatës kanë nisur që prej ditës së djeshme rreth orës 21:00 me orën lokale greke. Avokati i Rizait, Sakis Kehagioglu gjatë natës pati një kominikim me klientin e vet, ndërsa tha se Alket Rizai ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.Megjithë këshillat e avokatit që të heqë dorë, pasi një akt i tillë nuk ka mund të ketë asnjë rezultat, përveçse të vejë në rrezik jetën e pengjeve dhe të vetë Rizait, i burgosuri i famshëm shqiptar është shprehur i vendosur të vazhdojë deri në fund.Mediat greke që kanë bërë një analizë të ngjarjes thonë se Alket Rizai hyri në dhomën e truprojës dhe nën kërcënimin e bombës neutralizoi gardianët që ndodheshin aty, duke kërcënuar ta aktivizonte. Alket Rizai është i njohur për autoritete greke, pasi ka shpëtuar dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas.Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.Pengmarrja në Greqi, E ëma e Alket Rizait: Çoje deri në fundPengmarrja e Alket Rizait në burgun e Malandrinos në Greqi është bërë temë e ditës në qytetin e tij në Ballsh.Prindërit e tij, Ramiz dhe Donika Rizai ndërsa e cilësojnë djalin e tyre si të pafajshëm ata knë theksuar se djali i saj po përdoret nga shteti grek.Në një intervistë për RTV “Ora News”, e ëma e Alketit, Donika Rizai kanë deklaruar se e mbështesin djalin e tyre në veprimin që ka ndërmarrë duke theksuar se ai duhet ta vazhdojë rrugën që ka nisur,“Shteti grek po përdor djalin tonë, e ka akuzuar për gjëra që nuk i ka bërë.E mbështesim dhe do i qëndrojmë pranë djalit tonë në çdo situate. Alket, rrugën që ke nisur çoje deri në fund se shteti grek po tallet me ty. Shteti shqiptar duhet ta mbështesë djalin tim. Alketi nuk ka bërë asgjë, nuk është as hajdut, as vrasës, as kriminel. Djali më ka rrëfyer që nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë” është shprehur nëna e Alketit.