Rriten çmimet e fruta-perimeve në tregun e kryeqytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 14:15
Monitorimi në mënyrë të vazhdueshme e çmimeve të fruta perimeve, tregon sërisht edhe këtë fundjavë rritje. Pavarësisht produkteve të importit ose eksportit, tregu ushqimor ka rritur çmimet e tij dy-fish, këtë të dielë.Qytetarët, të cilët preken nga ky ndyshim, të detyruar që të blejnë shprehen të pakënaqur për këtë rritje.Kjo rritje e çmimeve justifikohet me mungesën e prodhimit vendas, i cili detyron shitësit që të furnizohen me produkte të huaja.Pavarësisht ndryshimit të stinës, ulja e çmimeve të fruta-perimve të pranverës duket se do të vonojë në tregjet ushqimore.