Moti i keq, probleme në portin e Vlorës dhe të Durrësit

Moti i keq  dhe me reshje shiu që ka përfshirë pothuajse gjithë vendin mëngjesin e sotëm ka shkaktuar probleme edhe në dy portet kryesore të vendit, atij të Durrësit dhe të Vlorës.Për shkak të erës së fortë dhe forcës së dallgëve që në det të hapur kanë arritur në 7-8 ballë, kapiteneria e dy porteve kryesore të vendit nuk ka lejuar lëvizjen e anijeve të vogla të peshkimit dhe atyre tregëtare.Në portin e Vlorës si pasojë e erës së fortë është pezulluar përkohësisht linja e trageteve Vlorë-Bari  ndërsa në një pjesë të qytetit ka patur dhe shkëputje të energjisë elektrike si dhe rënien e disa pemëve.Edhe në portin e Durrësit situata paraqitet e vështirë për shkak të motit të keq. Në port edhe paralizuar plotësisht puna, nuk lejohen të dalin apo hyjnë mjetet lundruese. Ndërkaq, raportohen vonesa të disa trageteve të linjës Bari-Durrës.Ndërkaq, kapitenitë e dy porteve kanë deklaruar se janë në gadishmëri për çdo emergjencë që mund të ndodhë.Ndërkohë, probleme nga moti i keq ka pasur edhe në rrethin e Matit. Dy shtylla të tensionit të lartë janë shembur për shkak të rrëshqitjeve të tokës nga reshjet e shiut.Ngjarja ka ndodhur pranë Varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Burrelit ndërsa nga shembja e tyre janë dëmtuar linjat e energjisë në këtë zonë.Mësohet se specialistët ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur riparimin e defektit të rëndë.