Hapen portat e HEC-eve, KESH paraqet situatën hidrike
Reshjet intensive të shiut të rëna ditët e fundit kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në HECE-et kryesore të Kaskadës së Drinit. Si rezultat 4 HECE-t kryesore Komani, Vau i Dejës, Ulza dhe Shkopeti kanë hapur portat e shkarkimit duke rrezikuar kështu përmbytjen e zonave të Nënshkodrës.Sipas informacioneve të marra pranë sallës së komandimit në hidrocentralin e Fierzës bëhet e ditur se ky hidrocentral është në nivelin 287.18 metër dhe prurjet janë rreth 1000 metër 3 ujë në sekond. Niveli i hidrocentralit më të madh në vend është shumë afër pikës maksimale që përcaktohet të jetë 296 metër.Të njëjtat burime saktësojnë se, edhe niveli i ujrave të liqenit ka ardhur në rritje të vazhdueshme, dhe ka arritur në 290 metra mbi nivelin e detit, dhe vetëm 6 metra larg pikës maksimale të liqenit.Gjithsesi, nëse reshjet do të vazhdojnë, pika maksimale e liqenit të Fierzës mund të arrihet brenda 5 ditësh, duke qenë se Fierza nuk është në punë.Sipas të dhënat më të fundit të KESH-it Fierza është në nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC-I i Komanit është në nivelin 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC-I Vaut të Dejës 75.42 m ndërsa prurjet anësore 200 m3/s.KESH njofton se për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe në zbatim të rregullores ka nisur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Në Hidrocentralin e Komani-t po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijne në këto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat.Gjithashtu edhe në Hidrocentralin e Vau i Dejës po punohet me kapacitet maksimal duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janë në shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. Marrja e vendimit për nisjen e shkarkimet po bëhet në zbatim të rregullores dhe të miratuar nga Sekretariati Teknik të Shkarkimit të Plotave.KESH gjithashtu thekson është në gadishmëri të plotë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe për të garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarë.