Vepra “Rituali i jetës”, merr rrugën për tu shfaqur në Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2013, 19:47
E ndërthurur me traditat tona, traditat shqiptare, por e gërshetuar me modernen, vepra "Rituali jetës" do të rrugëtojë këtë herë drejt Shkupit.Shfaqja me përkujdesjen muzikore të Klodian Qafokut, koreografi dhe regji të Arian Sukniqit dhe pjesëmarrjen e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Balerinëve të Teatrit të Operas, do të shfaqet për kënaqësinë e publikut në Shkup të Maqedonisë, në datën 15 Mars.Shfaqja është e konceptuar në triptikun, vdekje - dasma - lindje, me një rend të përmbysur, këto tre rite shqiptare vijnë në mënyrë mjaft origjinale në këtë vepër.