Ekspertë në një tryezë për rrugët, Drejtori i FSHZH: U diskutua ku do të ndërhyet
Një tryezë e përbashkët me ekspertë, autoritete të pushtetit vendor, specialistë në fushën e zhvillimit rajonal, i ka shërbyer Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të kuptuar nevojat e komunitet në vijimësi të investimeve në infrastrukturë.Në këtë tryezë u identifikuan sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për vazhdimësinë e bashkëpunimit të këtij sintitucioni me pushtetin vendor, për ti ardhur në ndihmë komunitetit në të gjithë vendin. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, u shpreh në këtë takim se kjo ndarje përvojash është e rëndësishme edhe për kuadrin strategjik, sipas të cilit operohet në ndërhyrje.Ky seminar u cilësua i frtyshëm nga pjesëmarrësit, duke lënë të hapur mundësinë e takimeve të tjera në të ardhmen për diskutimin e tematikave që lidhen me bashkëpunimin institucional dhe zhvillimin rajonal dhe lokal.