Abuzime në shortin e gjykatësve, KLD zbret në terren për verifikim

Abuzimet me hedhjen e shortit elektronik për proçeset gjyqësore, detyron KLD-në të dalë në terren për ti verifkuar ankesat e ardhura në këtë institucion.Problematike në shumicën e rasteve janë Gjykatat e shkallëve të para në rrethe, të cilat kanë edhe numrin më të madh të ankesave.Për të shangur çdo dyshim të tillë, Gjykata e Apelit Tiranë e ka hedhur këtë short në publik në mënyrë që të shmangen të gjitha abuzimet. Kryetari i kësaj Gjykate, Alaudin Malaj, theksoi rëndësinë e këtij shorti, i cili shamng të gjitha ndërhyrjet dhe rrit transparencën.Në shortin e sotëm janë caktuar gjyqtarët për 120 çështje, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin shqetësimit e tyre edhe në faqen zyrtare të kësaj gjykate. Ankesat e ardhura kryesisht nga gjykatat e rretheve se ka abuzime me hedhjen e shortit të gjyqatrëve, ka detyruar KLD-në të dalë në terren për verifikim dhe marrjen e masave për këtë fenomen.