Pas 10 ditësh fatura e dëmit të CEZ, Haxhinasto: Do të përdoren në arbitrazh
Brenda 10 ditëve, qeveria shqiptare do të ketë faturat e dëmeve të shkaktuara në sistemin energjitik nga CEZ Shpërndarje.Zv.kryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, u shpreh se kompania e kontraktuar do të ketë rezultatet e vlerësimit të aseteve të cilat do të përdoren në arbitrazh nga pala shqiptare.CEZ pretendon se dëmi i shkaktuar në Shqipëri arrin në rreth 250 milionë Euro dhe ka kërkuar edhe tërheqjen e garancisë nga Banka Botërore prej 60 milionë dollarë. Ndërsa sipas qeverisë, dëmi i shkaktuar në sistemin tonë energjitik kap shifrën e 1 miliard dollarëve.Këto deklarata të Haxhinastos u bën pas një aktiviteti ku u inagurua projekti Adriatik IPA, i cili synon të rrisë bashkëpunimin dhe të investimet mes dy vendeve.