Rrushaj: Heqja e TVSH-së së makinerive vendim i rëndësishëm për bujqësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2013, 19:26
30 milionë Euro është efekti i heqjes së TVSH-së për makineritë bujqësore.Zv.ministri i financave, Alfred Rrushaj, deklaron se ky vendim është shumë i rëndësishëm për bujqësinë pasi pritet që të përfitojnë rreth 350 mijë ferma. Sipas numrit dy të Ministrisë së Financave, vendimi pritet që të hyjë në fuqi sa më shpejt.Kohët e fundit, sektorit bujqësor në vendin tonë i është kushtuar një vëmendje më e madhe edhe në kuadër të përgatitjes për marrjen e statusit të vendit kandidat. Eksportet bujqësore janë rritur ndjeshëm si në vlerë dhe në peshë.