Raporti i Autoritetit të Komisionit të Ekonomisë

Rriten ankesat për krijimin e monopoleve ndërkohë që gjykatat zvarrisin marrjen e vendimeve për këto çështje.Këto kanë qenë dy problematikat e ngrituara prej kryetares së Autoritetit të Konkurencës në raportimin e bërë para komisionit të Ekonomisë. Sipas kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati, ka deklaruar se ngritja e Gjykatës Administrative do të zgjidhte këtë problem.Ndërkohë që  ka reaguar opozita, e cila ka vënë në dyshim marrjen parasysh nga qevereia të ankesave të Autoritetit të Konkurencës për një sërë  konçesionesh të dhëna.Komisioni është përfshirë më pas në debate të ashpra  të cilat kanë kaluar edhe në planin personal.Gjatë vitit të kaluar, sektorët më të prekur nga monopolet  janë tregëtimi i gazit të lëngshëm, shërbimet telefonike fikse, sigurimet  e detyrueshme dhe prokurimet publike. Autoriteti i Konkurencës ka vendosur 48 gjoba për subjektët të cilët janë gjetur me shkelje gjatë 2012-ës.