5 vite pas shpërthimit të Gerdecit, toka ende e helmuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2013, 18:47
Pas tragjedisë që tronditi në themel Gërdecin, pamja që ofrohej ishte pak më shumë se një gërmadhë.Sigurisht sot plagët e barutit, toka dhe njerëzit kanë filluar ti mbyllin duke sjellë me vete edhe rilindjen e fshatit që tragjedia e bëri të njohur. Pjesa më e madhe e territorit të infektuar, predhat vdekjeprurëse tashmë, është çliruar dhe pret banorët që ta mbjellin me prodhimet e sezonit, por ende për një pjesë duhet të pritet sezoni i ri mbjelljeve në vjeshtë për të qënë gati për banorët.Ushtria po punon për demontimin e minave në vatrën ku ka ndodhur shpërthimi dhe përgjatë rrezes për të hequr këtë territor nga harta e zonës së infektuar.