Bien aksidentalisht në Zaranikë, humbin jetën dy persona
Dy persona, kanë rënë aksidentalisht në përroin e Zaranikës në qytetin e Elbasanit.Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme ku dy persona të komunitetit rom të cilët ishin komshinj, janë rrëzuar aksidentalisht në përrua duke i marrë rrjedha me vete.Miranda Ramazani 34-vjeç, dhe Agim Jashari, ndodheshin pranë përroit, kanë rrëshkitur aksidentalisht dhe kanë rënë në përrua.Menjëherë në vendngjarja kanë shkuar forcat e shumta policie të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave tëviktimave, por fatkeqësisht pa mundur ti shpëtojnë.Gjatë përpjekjeve për nxjerrjen e trupave të viktimave nga përroi ka mbetur I lënduar dhe një punonjës policie.Mendohet se të dy personat në momentin e aksidentit mund të kenë qenë të dehur.Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që policia po vijon hetimet.