Gjykata e Kavajës liron Elvis Roshin, arrestimi i paligjshëm
Pas dy ditësh qëndrimi në qelinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kryebashkiaku i Kavajës lihet i lirë nga Gjykata.Madje gjykuesi i Kavajës, i cili si rrallë herë ishte i blinduar nga forca të shumta policie e ka cilësuar arrestimin e tij si të pa ligjshëm pas incidentit me trajnerin e klubit të Tiranës, gjatë ndeshjes së Superligës, Besa-Tirana.Ndërkohë edhe Prokuroria e cila e ka kërkuar detyrim paraqitje për Roshin me akuzën e goditjes për shkak të deyrës, por Gjykata nuk ka qenë në të njëjtën mendje. Menjëhërë pas lirimit, kryebashkiaku ka dalë nga Gjykata ku është pritur me brohoritje nga qytetarët e tij dhe ka shpjeguar të gjithë incidentitn e ndodhur por nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kreun e qeverisë.“Nuk kam ushtruar dhunë mbi trajnerin e Tiranës, për Nevil Deden kam pasur respekt si ish-futbollist i shkëlqyer i kombëtares. Kam zbritur poshtë për të qetësuar gjakrat e nxehura nga vetë trajneri. Zbritja ime nuk ka pasur asnjë lloj arsye tjetër. Nuk ndihem mirë që i dhashë sebep atyre që nuk i zë gjumi për të më bërë keq nga 8 Maji 2011. Berisha përmes Nokës dhe Kuliçajt organizoi forca survejimi për të më provokuar. Berisha nuk e gëlltit dot faktin që Kavaja e përzuri me votë më 8 Maj” u shpreh Roshi pas shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Kavajës.Mësohet se avoakti Roshit do të kërkojë dëmshpërblim finaciar për prishje të imazht të qytetarit të parë të Kavajës, i cili u arrestua të Dielën pas përfundim të ndeshjes Besa-Tirana, pasi trajneri i Tiranës Nevil Dede, bërë denoncim ku pretendonte se Roshi e ka goditur dhe e ka kërcënuar me jetë në pushimin e ndeshjes, në dhomat e zhveshjes. Ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë dhe është shoqëruar drejt Kavajës në masa të rrepta sigurie.