Filmi i restauruar “Nëntori i dytë”, premierë në SHBA
Filmi i restauruar “Nëntori i dytë” kalon për herë të parë kufijtë e Shqipërisë për tu shfaqur si premierë në SHBA.Historia e ngjarjeve që çuan në pavarësinë e Shqipërisë nga sundimi osman më 28 nëntor 1912, për herë të parë do të kalojë kufinjtë e Shqipërisë për të rrugëtuar drejt Amerikës.Restaurimi i parë dixhital dhe përshtatja në anglisht e filmit artistik “Nëntori i dytë” do të shfaqet për një audiencë të zgjedhur në Teatrin Michelson të Universitetit të Neë Yorkut më datën 28 mars dhe më pas do të pasohet nga një një tjetër shfaqje e veçantë publike në Nju Jork më 29 mars.Kjo mundësohet nga një projekt i Kinemasë Shqiptare “Colorlab Corp” dhe Universiteti i Nju Jorkut në NY.Filmi artistik i regjizorit të njohur shqiptar Viktor Gjika “Nëntori i dytë” është prodhim i vitit 1982.“Nëntori i dytë” është shkruar nga autori i realizmit socialist Dhimitër Shuteriqi (së bashku me Kiço Blushin) dhe me regji të Viktor Gjikës. Realizuar tre vjet para vdekjes së diktatorit Hoxha, filmi pati premierën në fund të nëntorit 1982.Gjatë prodhimit të filmit, Shqipëria hyri në një nga periudhat më të errëta të saj në pesëdhjetë vitet e sundimit marksist ku spastrimet e shumta dhe arrestimet e zyrtarëve qeveritarë dhe familjeve të tyre u bënë qëllim i asaj kohe.