Meta: 16-vjeçarët e meritojnë të votojnë, të gjendet konsensusi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur nismën  aleatit të saj në koalicion për të ulur moshën e votuesve në 16 vjec.Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së Ilir Meta është shprehur se 16-vjeçarët e meritojnë të votojnë, duke uruar të gjendet konsensusi mes forcave politike për t’u dhënë atyre të drejtën e votimit."LSI mendon se 16 vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjwsitë e tyre se ata kanë informacionin e duhur për të bërë dhe vlerësim gjykimin e duhur. Ju e dini se LSI është e para forcë politike që ka ndryshuar statusin për ti dhënë të drejtën e votës kësaj moshe, por duhet konsensusi i palëve për të realizuar këtë gjë, por edhe nëse konsensusi nuk do gjendet për momentin, në të ardhmen 16-vjeçarët do kenë një rol me të madh se sot” tha Meta.I pyetur për koalicionin,  kreu i LSI-së nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, duke theksuar se më i rëndësishëm për vendin është votimi i tre ligjeve dhe marrja e statusit kandididat."Qëndrimi ynë është bërë i njohur në mënyrë të qëndrueshme dhe ne do të respektojmë çdo marrëveshje. Ajo që është emergjente është miratimi i 3 ligjeve dhe marrja e statusit kandidat” tha Meta.Meta gjithashtu është shprehur se në takimin me vëzhguesit e ODIHR-it i ka shprehur atyre angazhimin maksimal të LSI-së për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve europiane.Ai kërkoi nga përfaqësuesit politikë në komisionet zgjedhore që të shkëputen nga interesat e politikës së ditës por t`i shërbejnë interesave të qytetarëve.Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e Ramës për 1 milionë të papunë për të cilën është shprehur: "Në rast se Rama do e besonte jam i bindur se në programin e tij do të vendoste objektin për të hapur 1 milion vende të reja pune"