Ambasadorja Moro: Shqetësim braktisja e minorenëve shqiptarë në Francë
Ka patur një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për të shkuar në Francë por në kthim prindërit lënë fëmijët e tyre adoleshentë atje dhe kjo përbën një shqetësim për këtë vend.Pra, minorenë të braktisur dhe në anën tjetër persona të cilët falsifikojnë kartat duke ndërruar emrat e tyre për të fituar qëndrimin si dhe rritje të konsiderueshme që nga pranvera e vitit 2012 të azilëkërkuesve është bërë shqetësim për Francën.Për shkak të këtyre shkeljeve, dhe për të rritur sigurinë në pikat e kalimit, aeroporte e dogana policia e shtetit shqiptar firmosi një marrëveshje me shtetin francez. Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Moro bëri apel për të frenuar këto shkelje që penazilojnë qytetarët shqiptar por dhe vendin.“Që nga 2012 kemi vënë re një rritje të numrit të personave që qëndrojnë ilegalisht në Francë. Po ashtu ka patur një rritje të azilkërkuesve që nga pranvera e një viti më parë dhe kemi konstatuar që shumë minorenë që lihen në Francë nga familjet e tyre. Ne këtë fenomen e quajmë minorenë të braktisur dhe kjo është një çështje e ndjeshme sepse tek ne minorenët duhet të jetojnë me prindërit dhe jo të braktisen për ti kaluar qëndrave sociale” tha ambasadorja.Drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj tha se janë rritur menjëherë kontollet në pikat e kalimit dhe përveç kësaj do të ketë edhe masa të shtuar.Nëse një qytetar shqiptar shkel rregullat e lëvizjes së lirë në shtetit që ai viziton, në rast se bën trafik apo falisfikon dokumente bëhet kthimi i menjëhershëm në Shqipëri, penalizohet për 5 vjet të mos shkel në hapësirën Shengen dhe ndjekja penale për të do të vazhdoj në vendin tonë.